Po vazhdojnë pritjet e gjata për bashkatdhetarët tanë për të dalë nga Kosova. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar sipas raportit të fundit të lëshuar në orën 19:56, ka bërë të ditur se mërgimtarët janë duke pritur deri në pesë orë e gjysmë te pika kufitare në Merdarë për të dalë nga Kosova.
Ndërsa, sipas të njëjtit raport, te pika kufitare te Dheu i Bardhë, ata po presin deri në një orë e gjysmë për të bërë daljen e tyre nga Kosova.
Po ashtu, për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare.