Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova te pikëkalimi kufitar në Merdarë janë deri në tri orë e gjysmë.
Kurse, tek pika kufitare te Dheu i Bardhë, nga dy orë sa ishin pritjet më herët, tani ato janë mbi 3 orë, me kolonë të gjatë deri në 800 metra.
Kolona për të dalë nga Kosova ka edhe në pikëkalimin kufitar në Muçibabë, ku pritjet shkojnë nga 45 minuta deri në një orë, ndërsa kolona është rreth 300 metra.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare hyrje-daljet janë me pritje prej 3 deri në 5 minuta, me përjashtim Jarinjën, ku pritjet për të dalë janë 20 minuta.