Një rast i vjedhjes dyshohet të ketë ndodhur sot në fshatin Sotfaj në Ferizaj, ku një mërgimtare ka raportuar se dikush ia ka vjedhur veturën BMW, që kap vlerën e rreth 80 mijë eurove.
Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e viktimës, dikush ia ka vjedhur veturën me targa zvicerane, që e kishte parkuar te shtëpia e saj, të cilën nuk e gjeti mëngjesin e sotëm.
Mërgimtarja ka vendosur të kërkojë ndihmën e Policisë, duke e denoncuar rastin, me shpresën që do ta gjejnë automjetin e saj.
Si rezultat i denoncimit, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.