Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e së enjtes në Divjakë.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 19:45, në fshatin Stravec, shtetasi M. L. duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi D. Sh., 30 vjeç dhe është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.