GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Kryeziu i reagon BE-së: Çfarë po kërkoni më shumë nga Kosova?

10/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Kryeziu: Në mbledhjen e qeverisë nuk pati vendim për ndarjen e 100 eurove shtesë për zyrtarët publikë
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka deklaruar se janë plotësuar tri kërkesat e BE-së që dalin nga marrëveshja e Bratislavës midis zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi dhe emisarit të BE-së Miroslav Lajçak, për de-eskalimin e situatës në veri.

Kryeziu ka thënë se Qeveria ka përmbushur fillimisht dy hapat e parë duke tërhequr 50% të Policisë në dhe rreth komunave në veri të vendit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga zëvendëskryeministri i saj, Besnik Bislimi ka arritur një marrëveshje në Bratislavë me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak mbi hapat e zbatimit të deklaratës së 3 qershorit të BE-së për deeskalim të situatës në katër komunat në veri. Prej atij momenti, Republika e Kosovës ka përmbushur pikën e parë të atij dakordimi me rastin e uljes prej 25% të pranisë së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në dhe përreth ndërtesave komunale. Si rezultat i zbatimit të pikës së dytë, e cila parasheh vlerësimin e përbashkët të situatës së sigurisë, javën e kaluar numri i policëve në dhe përreth ndërtesave komunale është ulur edhe për 25% tjera.” – ka bërë të ditur Kryeziu.

Ai tutje ka njoftuar se pika e tretë është drejtë përmbushjes, pasi Qeveria ka themeluar grupin punues përgjegjës për hartimin e udhëzimin administrativ që mundëson zgjedhjet e parakohshme

“Ndërkaq në kuadër të pikës së tretë të dakordimit të Bratislavës, ne tashmë kemi themeluar grupin punues përgjegjës për hartimin e udhëzimin administrativ që mundëson zgjedhjet e parakohshme.” – ka shtuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës.

Ndër të tjera, Kryeziu ka parashtruar pyetje në drejtim të BE-së, “çfarë po kërkon më shumë nga Kosova.”

Ai gjithashtu ka parashtruar pyetje se edhe çfarë ka bërë Serbia drejt de-eskalimit të situatës në veri.

“Pra Kosova po respekton dakordimin me BE-në. Një pyetje me rendësi që duhet të ngritët është se çfarë ka bërë Serbia për deeskalimin e situatës nga çka i është kërkuar fillimisht nga vetë BE. Kjo së bashku me pyetjen se çfarë po kërkon më shumë BE-ja nga Kosova, është më së miri t’i parashtrohet BE-së. Ne kemi thënë që masat ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe presim që ato të largohen sa më parë, sidomos pas progresit në zbatimin e marrëveshjes së Brastislavës por edhe pas përmirësimit të situatës në terren.” – ka përfunduar Kryeziu për RTV21.

Tags: bePërparim KryeziuQeveria
ShareTweetShare
Previous Post

Havai/ 36 të vdekur nga zjarret, spitalet e stërngarkuara me pacientë

Next Post

Ky është hajni që vodhi qindra euro në një market në Malishevë, zbulohet nga kamerat e sigurisë

Next Post
Plaçkitet një person në Mitrovicë, dy të maskuar i grabitin një shumë parash

Ky është hajni që vodhi qindra euro në një market në Malishevë, zbulohet nga kamerat e sigurisë

Lajmet e fundit

Osmani reagon pas zjarrit vdekjeprurës në Koçan: Lajm shkatërrues, tragjedi që s’përshkruhet me fjalë

Tjetër kërcënim ndaj presidentes Osmani

23/05/2025
Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s

23/05/2025
Asistentët personalë të deputetëve, Cakolli: A thu çka kanë me asistu, shteti në pauzë

Asistentët personalë të deputetëve, Cakolli: A thu çka kanë me asistu, shteti në pauzë

23/05/2025
Pretendimet për ngacmime seksuale në veri, Haxhiu mbledh përfaqësuesit e Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë

Pretendimet për ngacmime seksuale në veri, Haxhiu mbledh përfaqësuesit e Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë

23/05/2025
Quni kritika VV’së: S’kemi thuajse fare marrëdhënie diplomatike me aleatët, e ka futur shtetin në izolim

Quni kritika VV’së: S’kemi thuajse fare marrëdhënie diplomatike me aleatët, e ka futur shtetin në izolim

23/05/2025
Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh

Në Shqipëri rezultojnë të humbur 12 fëmijë që prej 30 vitesh

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Osmani reagon pas zjarrit vdekjeprurës në Koçan: Lajm shkatërrues, tragjedi që s’përshkruhet me fjalë

Tjetër kërcënim ndaj presidentes Osmani

23/05/2025
Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të arrijnë në Kosovë në prillin e 2027-s

23/05/2025
Asistentët personalë të deputetëve, Cakolli: A thu çka kanë me asistu, shteti në pauzë

Asistentët personalë të deputetëve, Cakolli: A thu çka kanë me asistu, shteti në pauzë

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.