Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, akuzon ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kryeministrin për dështim – pas vrasjve të fundit që kanë ndodhur në Kosovë.
Berisha e quan ministrin Sveçla, si surrogat të kryeministrit Kurti dhe e kritikon atë dhe qeverinë për veprime të pamjaftueshme dhe politikë populistesh
“Ministri i punëve të Brendshme ka dështuar në çdo aspekt për të ndërmarrë hapa të nevojshme dhe ka shti në polici forma të komunikimit politik për përfitime dhe kjo sitat nuk është profesionalisht duke udhëhequr, unë e di që është vetëm surrogat i Kurtit dhe plotë ministrja aty nuk paraqesin asgjë, i transmetojnë vetëm idetë e Kurtit”.
“Tash të kërkosh dorëheqje të ministrit, duhet të kërkosh dorëheqje të kryeministrit, pasi është strumbullari i këtyre dështimeve që i akne ndodhur vendit këto ditë”, ka thënë Berisha në Dukagjin.
Më tej, Berisha, ka theksuar se si rezultat i veprimeve të dobëta të Policisë së Kosovës po ndodhin këto vrasje, pasi në krye të tyre është një ministër i dobët dhe, faji sipas Berishës është tek Sveçla dhe jo policët.
“E ky rezultat i mosveprimeve dhe veprimeve të dobëta, sepse kemi një mister shumë të dobët dhe një qeveria me politikë populiste që nuk merret me gjëra profesionalisht. E kemi një polici të demotivuar me probleme ekonomike që nuk kanë vullnet dhe është problem më ia kërku që nuk e din qysh e kalojnë muajin me u përfshi ose me parandalu këto grupe kriminale, që janë në ngritje”, ka shtuar Berisha.