Policia ka njoftuar se dje dhe sot janë sekuestruar katër armë në lokacione të ndryshme të rajonit të Prishtimës.
Janë sekuestruar tri revole dhe një armë e shkurtë, 43 fishekë, tri thika, në shufër metalike, sasi kanabisi.
Ndaj të dyshuarve për secilin rast ndaras, me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.
Ndërkaq për rastin e fundit në drejtim të veprës penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe të njëjtit janë proceduar më tej.