Ekspozimi ndaj infektimeve të mykut në shtëpitë me lagështirë mund të jetë kërcënuese dhe madje mund të sjellë dhe vdekjen.
Por myku në shtëpi mund të “luftohet” dhe këto janë masat që duhen ndërmarrë sipas ekspertëve:
Mbani dritaret e hapura: Këshillohet që të ajrosni sa më shumë shtëpinë tuaj. Kuzhinat dhe banjat kanë më shumë mundësi për të zhvilluar myk, kështu që ekspertët sugjerojnë hapjen e një dritareje gjatë gatimit ose kur jeni duke bërë dush. Kjo bën që lagështia të dalë jashtë shtëpisë duke mos u grumbulluar në një vend.
Mbani dyert mbyllur: Banorët duhet të përpiqen të kufizojnë lagështinë e tepërt në dhomat e prirura ndaj mykut, si kuzhina ose banjë, gjatë përdorimit. Sugjerohet që të shmangni lënien e derës së banjës të hapur gjatë dushit pasi kjo bën që avulli të qarkullojë më lirshëm nëpër shtëpi. Me kalimin e kohës, kondensimi mund të krijohet në mure, duke çuar në rritjen e mykut në korridore ose në tokë.
Pastrimi i qilimave: Pastrimi i rregullt i qilimave është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar zgjerimin e mykut. Pronarët e shtëpive duhet t’i pastrojnë shpesh për t’u siguruar që ata do të mbeten pa myk. Sugjerohet që të keni qilima me cilësi të lartë me veti anti-mikrobike pasi kjo mund të ndihmojë në parandalimin e shpërthimit të mykut.
Mos i thani rrobat në ambiente të mbyllura: Banorët këshillohet të mos vendosin rroba për t’u tharë brenda shtëpisë. Pa ajrosjen e duhur, lagështia do të avullojë nga rrobat dhe do të vendoset në tavan dhe mure duke krijuar myk.
Pastrimi i ventilatorëve: Ventilatorët që përdoren në kuzhinë ose banjë janë thelbësore për filtrimin e lagështisë dhe aromave të këqija në natyrë, por mund të bllokohen pas disa kohësh përdorim. /tvklan.al