Mediat turke kanë publikuar të tjera pamje tronditëse të lëkundjeve vdekjeprurëse që goditën zonën e Adanasë e Kahramanmaraş më 6 shkurt të këtij viti.
Sikurse shihet nga filmimet e kamerave të sigurisë në pika të ndryshme të qytetit, në sekondat e para të tërmetit shihet një dritë që dilte në qiell dhe ndriçonte gjithë zonën.
Përveç kësaj, në pamje pasqyrohen edhe momente të shembjes së disa objekteve dhe paniku i banorëve, që vrapojnë të tmerruar për t’i shpëtuar lëkundjeve.
Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë, epiqendra e të cilit ishte në lagjen “Pazarcık” të Kahramanmaraş, shkaktoi panik, ndërsa dëmet materiale dhe në njerëz ishin të pallogaritshme.
https://youtu.be/DzqNaUrJ-rY