Ish-pjesëtari i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), Artan Hoti, ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk kishte lënë që babai i saj Jusufi, të varrosje me nderime nga TMK’.
Artan Hoti me anë të një direkte në T7, ka thënë se Donika Gërvalla nuk kishte dashur që TMK ta varroste babain e saj.
Ai thotë se vajza e Jusuf Gërvallës dhe bashkëshortja e tij, ishin dy personat që nuk lanë që ai të varrosej me nderime nga TMK.
As serbët e Beogradit, as Dick Marty, nuk na ka dëmtu më shumë se Donika Gërvalla”, ka thënë Hoti.
Tutje ai ka kërkuar shkarkimin e Donika Gërvallës nga kryeministri Kurti, ose sipas Hotit do të ketë protesta të mëdha.