Një person është vrarë të hënën në Klinë.
Raportohet se i dyshuari Tush Frroku, e privoi nga jeta mikun e tij (vëllain e gruas), Anton Prelën.
Ngjarja ndodhi brenda një lokali në qendër të këtij qyteti, derisa qytetarët u shprehen të tronditur.
E i dyshuari gjendet ende në arrati dhe është në kërkim policor.
“Kanë pasur mosmarrëveshje më herët, por jo deri në këtë shkallë”, tha një familjar i viktimës prapa kamerës për Klan Kosova.
“Ka qenë njeri human dhe nuk e prisnim që dikush ta vriste. Ai i ka lënë pas vete dy fëmijë”, theksoi ai.
Derisa rreth të dyshuarit u tha se ishte në kërkim nga policia edhe jashtë vendit.
Jo zyrtarisht Klan Kosova, mëson se i dyshuari ishte arrestuar për vjedhje, dhe se viktima ia kishte paguar lirimin nga burgu.