Pas nënshkrimit me mesfushorin spanjoll, Oriol Romeu, “katalanasit” e Barcelona kërkojnë tashmë një tjetër lojtar nga Girona, teksa kësaj radhe si “objektiv” shihet talenti i krahut të djathtë të mbrojtjes, Arnau Martinez.
Talenti “iberik” 20-vjeçar ishte në listën e emrave të “bluagranave” si përforcim i mundshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes së bashku me shumë emra të tjerë si Joao Cancelo, Juan Foyth, Ivan Fresneda e Thomas Meunier.
Mirëpo, pavarësisht talentit të madh dhe potenacialit që 20-vjeçari posedon, çmimi i kartonit të tij, prej rreth 20 milionë eurosh mund të jetë një problem për “katalanasit”, duke parë dhe vështirësitë ekonomike, që këta të fundit po kalojnë.