Radojica Radomiroviq, zëvendësministër në Qeverinë Kurti, kishte qenë pjesë e ushtrisë jugosllave gjatë luftës në Kosovës.
Në lidhje me këtë temë ka reaguar edhe z. Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së. Në një shkrim të publikuar në profilin e tij, Lushtaku ka shkruar se Qeveria Kurti nuk mund ta fsheh nostalgjinë për Serbinë e Jugosllavinë me manipulime.
“Pushteti lëshoi një informatë që zv.ministri Radomiroviq nuk kishte shërbyer në ushtrinë kriminale të Serbisë, por këtë e demantoi vetë personi – Radomiroviq duke pohuar se ka qenë ushtar i Milloshit.
Me qeverisjen Kurti me të vërtetë po rikthehet struktura e ish regjimit kriminal. Me gjasë do të vijnë edhe shumë të tjerë në Kosovë duke parë privilegjet qe po ua ofron zemërgjëri – Kurti.” – shkruan ai.