Interi ka planifikuar bisedime me përfaqësuesit e sulmuesit të Arsenalit, Folarin Balogun. Sipas informacioneve të Sky Sport Italia, Nerazzurrët do të diskutojnë sot kushtet e një kontrate personale me amerikanin.
Kujtojmë se Balogun dëshiron të largohet nga Arsenali, madje e ka njoftuar tashmë edhe trajnerin Mikel Arteta. Trajneri spanjoll nuk e kishte fshehur më parë faktin se Folarin me shumë gjasa do të largohej nga klubi këtë verë.
Lojtari i Arsenalit e kaloi sezonin e kaluar me Reims, ku shënoi 22 gola në kampionatin francez. Balogun dëshiron të largohet nga Topçinjtë, pasi e kupton se nuk ka një vend titullari.