Ngjarja tragjike që ndodhi në kafeterinë “Bon Vivant”, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri, e shumë të tjerë u plagosën, tronditi vendin. Një deklaratë skandaloze për këtë rast e ka bërë një ish zyrtar policor i kufirit, përmes një komenti në Fcaebook, raporton Gazeta Sinjali.
Bëhet fjalë për ish-policin nga Mitrovica, Xhevat Ibrahimi i cili ka shkruar se “më mirë do të ishte të vriteshin të gjithë”, duke iu referuar personave të përfshirë në rast.
“Eh tishit vra krejt ma mirë ish kon se qe jeni bo hor e rezil kur qohet pesh ghdo njeri apo kafsh do i ndodh e keqja”, ka komentuar Ibrahimi.
Ndaj këtij komenti ka pasur shumë reagime, ku qytetarët e kanë kritikuar për deklaratën e tij.
Ndryshe, tre të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa i dyshuari tjetër, Dukagjin Nikollaj, ndodhet akoma në arrati.