Policia e Kosovës ka kryer një aksion kundër drogës në një banesë në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.
Zëvendësdrejtori rajonal për veriun, Veton Elshani, tha për Indeksonline se gjatë aksionit janë konfiskuar edhe armë.
“Banesa është shfrytëzuar nga S.M. [shtetas i Kosovës i nacionalitetit serb] janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina anti-miner S9, 13 ventilatorë, poça elektrik që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llambë elektrike për laborator, 51 fishekë, tetë shok-bomba të modifikuara”, tha ai.
Pas informacioneve të pranuara nga sektori për luftimin e narkotikëve Mitrovica Veri në bashkëpunim me Drejtorin Rajonale Veri ka kry një kontroll në një banesë në rrugën e kolashinit saktësisht në katin 11 tek tre rrokaqiejt. Në banesën që është shfrytëzuar nga S.M. (KosovarSerb) janë gjet dhe konfisku 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilator, poqa elektrik që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llamp elektrike për laborator, 51 fishekë , 8 shok bomba të modifikuara.
Kjo nuk është hera e parë që Policia e Kosovës kryen aksione kundër drogës, apo kundër kriptovalutave në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Në shkurt të këtij viti policia zbuloi tre laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut.
Po ashtu, në maj të vitit të kaluar, policia kishte shkatërruar dy laboratorë droge në Izvor, afër kufirit me Serbinë, ku ishin gjetur edhe sasi të mëdha të bimëve narkotike, të llojit marihuanë. Në prill të atij viti, ishte shkatërruar një laborator droge në Zveçan dhe ishin arrestuar katër serbë.
Autoritetet e rendit gjithashtu kanë kryer disa aksione në Kosovë – përfshirë në veri – kundër mihjes së kriptovalutave.