GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

“Duka” në arrati, tre të tjerë në paraburgim: Si nisi përleshja me armë që çoi në tragjedi në Bon Vivant?

07/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Me video: Momenti kur vritet personi brenda Bon Vivant
Share on FacebookShare on Twitter

Të premten Kosova u trondit nga një gjuajtje me armë zjarri që ndodhi në qendër të Prishtinës. Aty mbeti i vrarë një person, u plagosën disa të tjerë, e më shumë se 15 persona mbetën të lënduar nga shishet e qelqit.

Megjithatë, deri më tash Policia e Kosovës nuk është se ka ofruar shumë detaje për këtë rast. Madje, as për faktin që njëri nga të dyshuarit kryesorë për përfshirje në këtë tragjedi vazhdon të mbetet në arrati.

Fjala është për Dukagjin Nikollaj i njohur me nofkën “Duka” i cili që nga ajo natë ende nuk është kapur nga Policia e Kosovës.

Në anën tjetër paraburgimi është caktuar për tre të dyshuarit e tjerë: Andi Pajaziti i njohur si “italiani”, Hisni Gecaj dhe Gëzim Zakuti.

Por, si ndodhi ngjarja?

Tashmë janë publikuar edhe detajet nga dosja e Prokurorisë e cila e ka përshkruar në detaje krejt situatën.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datën 4 gusht 2023 rreth orës 23:17, në lokalin “Bon Vivant” në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, pas një përleshje fizike në mes të pandehurve Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti në njërën anë me të pandehurit Dukagjin Nikollaj, dhe tani të ndjerin K.R. (viktima) dhe personit të paidentifikuar deri më tani në anën tjetër, me dashje që ta privojnë njëri-tjetrin nga jeta, në atë mënyrë që derisa në lokal ishin të ulur të pandehurit Dukagjin Nikollaj dhe tani i ndjeri K.R. si dhe një person tjetër deri më tani i paidentifikuar në lokalin e lartë cekur kanë ardhur Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti dhe kanë qëndruar në këmbë në afërsi të tavolinës ku ishin ulur të pandehurit Dukagjin Nikollaj i cili gjendet në arrati dhe tani i ndjeri K.R.”, përshkruan Prokuroria.

Sipas dosjes së Prokurorisë, përleshja kishte nisur ndërmjet Andi Pajaziti dhe Dukagjin Nikollajt. Aty kishte ndërhyrë edhe Kastriot Ramadani që e kishte goditur me shishe qelqi “italianin” e ky më pas e gjuan me armë zjarri duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Gjuajtjet nuk u mbyllën me kaq, pasi Ramadani në atë gjendje kishte shkrepur armën, njëjtë sikur edhe “Duka” duke e plagosur Andi Pajazitin.

“Në atë moment me të vërejtur që në lokal kanë hyrë të pandehurit Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti, në atë moment i ndjeri K.R. e ka nxjerrë armën e zjarrit nga brezi kurse i pandehuri Dukagjin Nikollaj e ka nxjerrë armën e zjarrit nga një çantë e dorës, ashtu që për një moment fillojnë të përleshen fizikisht fillimisht Andi Pajaziti me të pandehurin Dukagjin Nikollaj, më pas K.R. e godet me një shishe qelqi në kokë disa herë Andi Pajazitin, në atë moment Andi Pajaziti nxjerr armën e zjarrit nga brezi dhe shkrepë në drejtim të K.R., kurse i pandehuri Dukagjin shkrep me armë zjarri në drejtim të Andi Pajazitit si dhe i ndjeri K.R. shkrep në drejtim të Andi Pajazitit e me ç’rast kanë rrezikuar edhe jetën e personave tjerë”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.

“Të dëmtuarve: G.H., A.Z., A.A., dhe N.N., të cilët kanë pësuar lëndime trupore nga predhat e hedhura nga arma e zjarrit, e po ashtu lëndime trupore ka pësuar edhe të pandehurit Andi Pajaziti, Hisni Gecaj si dhe i ndjeri K.R. i cili nga plagët e marra ka vdekur në QKUK. Ndërsa nga xhamat e thyer dhe nga gotat e qelqit dhe gjatë ikjes janë lënduar edhe 14 vajza”, thekson prokuroria.

Nga të gjithë të dyshuarit, i vetmi Duka është na arrati. Të gjithë personat e përfshirë janë me precedent të rëndë penal, kurse Dukagjin Nikolla ishte në kërkim edhe nga FBI.

Tags: BonKosovëvivantvrasje
ShareTweetShare
Previous Post

Obiliq/ Arrestohen babai dhe dy djemtë e tij, kishin probleme në vazhdimësi mes vete

Next Post

Ligjvënësit evropianë dhe amerikanë kërkojnë ndryshim të qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë

Next Post
Ligjvënësit evropianë dhe amerikanë kërkojnë ndryshim të qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë

Ligjvënësit evropianë dhe amerikanë kërkojnë ndryshim të qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë

Lajmet e fundit

Mësimdhënësit e Prishtinës pa shtesa tash e 3 muaj, Komuna mbyll sy e vesh për borxhin prej mijëra euro

Mësimdhënësit e Prishtinës pa shtesa tash e 3 muaj, Komuna mbyll sy e vesh për borxhin prej mijëra euro

22/05/2025
Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

22/05/2025
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Arrestime në Fushë Kosovë e Malishevë për propagandë dhe ideologji terroriste

22/05/2025
‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

22/05/2025
Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mësimdhënësit e Prishtinës pa shtesa tash e 3 muaj, Komuna mbyll sy e vesh për borxhin prej mijëra euro

Mësimdhënësit e Prishtinës pa shtesa tash e 3 muaj, Komuna mbyll sy e vesh për borxhin prej mijëra euro

22/05/2025
Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

22/05/2025
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Arrestime në Fushë Kosovë e Malishevë për propagandë dhe ideologji terroriste

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.