Vrasja e rëndë në “Bon Vivant” siç duket ka ‘aktivizuar’ grupet kriminale në të cilat janë të përfshirë edhe vet të dyshuarit për këtë krim që tronditi kryeqytetin. I dyshuari kryesor, Andi Pajaziti, i njohur si “Italiani” nuk ka arritur të shpëtojë nga prangat e Policisë dhe tashmë ndaj tij është marrë vendim për paraburgim. Por këtë masë sigurie, i riu me të kaluar kriminale, nuk po e shijon në “qeli”, pasi është i shtrirë në QKUK.
Te klinika ku ai po merr trajtim, siç thonë burimet e Sinjalit brenda kësaj qendre, dikush mbrëmë ka shtënë me armë, në afërsi të objektit.
Sipas informacioneve të para, Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet dhe janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të zbuluar personin apo personat që dyshohen se gjuajtën me armë.
Ndryshe, dje është mbajtur seanca ndaj Pajazitit dhe dy të dyshuarve të tjerë, të përfshirë në këtë rast, ndaj të cilëve, Gjykata ma caktuar një muaj paraburgim