Policia ka bërë të ditur se një mjet ka shpërthyer në lokalin e quajtur “Kod Maksi” dje në Ranillugë, pronë e serbit me inicialet Z.M.
Në njoftimin e policisë thuhet se nga rasti në fjalë nuk ka asnjë të lënduar, pos dëmeve të vogla materiale.
“Pronari i lokalit nuk është takuar nga policia pasi i njëjti për momentin gjendet në pushime jashtë Republikës së Kosovës”.
“Rrethanat se si ka ndodhur rasti vazhdojnë të hetohen nga Hetues Rajonal të Policisë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit”, thuhet në njoftim.