Pas deklarimit për herë të parë të ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, në lidhje me bisedimet që kishte zhvilluar me Shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ku ai i pari tha që me nënkryetarin famëkeq të LS-së, Milan Radoiçiq, Kusari-Lila ka biseduar për një numër çështjesh e madje edhe për çështje jashtë-parlamentare, ka reaguar edhe Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, duke i shtruar disa pyetje.
“Çfarë mbështetje i paska dhënë Lista Serbe Albin Kurtit, e që nuk qenka ‘në kundërshtim me interesat kombëtare të Serbisë’? Cilat pozita i paska zgjedhur Qeveria Zdravo me bekimin e Listës Serbe? Për cilat ligje e tema të tjera jashtë parlamentare qenkan koordinuar Radojçiqi e Albin Kurti, përmes Simiqit e Mimoza Kusarit?”, ka shkruar Tahiri.
Reagimi i Tahirit:
Nga protagonistë të përgjimeve, dje kuptuam se Qeveria Zdravo qenka jo vetëm e koordinuar por edhe në akord të plotë me kriminelin Radojçiq.
Çfarë mbështetje i paska dhënë Lista Serbe Albin Kurtit, e që nuk qenka “në kundërshtim me interesat kombëtare të Serbisë”?.
Cilat pozita i paska zgjedhur Qeveria Zdravo me bekimin e Listës Serbe?
Për cilat ligje e tema të tjera jashtë parlamentare qenkan koordinuar Radojçiqi e Albin Kurti, përmes Simiqit e Mimoza Kusarit?
Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë të vërtetën e këtij koordinimi dhe ne do angazhohemi që ta nxjerrim në dritë përmasën e plotë të ZdraVVo’s.