Rita Ora dhe Taika Waititi e kundërshtuan trendin kur ishte fjala për propozimin e tyre të madh të martesës.
Regjisori i njohur në një intervistë të dhënë për Vogue për dasmën e tyre që ishte në vitin 2022 tha se Ora i kishte propozuar atij për martesë.
“Ajo më propozoi dhe unë i thashë po menjëherë”, tha Waititi.
Sipas çiftit, Rita bëri lëvizjen e madhe derisa ata ishin në Palm Springs. Vetëm disa javë më vonë, ata mbajtën një ceremoni private në Los Anxhelos, më 4 gusht të vitit 2022.
“Nuk ishte në Londër apo në Francë siç raportuan të gjithë”, tha regjisori Jojo Rabbit.
“Ishte në L.A. me një grup të vogël miqsh.” Rita shtoi “Ishte në shtëpinë tonë!”.
Më pas, çifti më në fund foli për ditën e madhe kur u bënë burrë e grua. “Ishin rreth tetë njerëz atje – vetëm miq të ngushtë dhe familja, dhe prindërit në Zoom”, tha Taika për revistën.
Në mesin e familjarëve të pranishëm ishin fëmijët e regjisorit dhe motra e këngëtares, shkruan HollywoodLife.