Zharko Zariq dhe Momir Pantiq kanë dalur para Gjykatës Themelore në Prishtinë si të dyshuar për krime lufte.
Ndaj tyre pritet të caktohet masa e sigurisë, që në raste të tilla kërkohet ajo e paraburgimit prej 30 ditësh.
Në seancë janë të pranishëm edhe avokatët e tyre Nebojsha Vlajiq dhe Dejan A. Vasiq.
Zharko Zariq nga fshati Lubozhdë, komuna e Istogut, prokuroria dyshon se ka kryer krim lufte kundër popullatës civile në Kosovë në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 1998.
Ai u arrestua dje në fshatin e tij.
Momir Pantiq, nga Istogu, i cili u arrestua dy ditë më parë në Merdar, akuzohet për përgjegjësi komanduese për disa ngjarje të ndodhura gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, në komunën e Istogut.