Mërgimtarët po përballen me pritje të gjata për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova, që shkojnë deri në 3 orë apo edhe më shumë.
Aata po ankohen, teksa thonë se e njëjta situatë është edhe në dalje të Kosovës.
Kemi ardhur nga Gjermania, kolonë ka pasur në hyrje të Serbisë. Po ashtu gati 3 orë kemi pritur edhe në hyrje të Kosovës gati 3 orë. Shumë ka pasur kolonë… Po besoj që bëhet më mirë edhe në 30-40 vjet për me u kthyer me jetua në Kosovë”, tha një shqiptar i Kosovës.
“Tri orë kemi pritur, e lodhshme shumë, ia vlen me pritë, por shumë… Po që pritëm tri orë, ndoshta me pritë 20 minuta mirë kish qenë, qe 24 orë rrugë jemi“, tha një tjetër për TCH.