Haxhi Krasniqi dje shënoi fitore ndaj Nadjib Muhammed, pasi gjyqtari e diskualifikoi algjerianin.
Pas nëntë raundeve, gjyqtari e diskualifikoi Muhammedin për shkak të goditjeve të palejuara që jepte.
Deri në atë moment, Haxhi Krasniqi nuk po arrinte assesi të tregonte lojën e tij.
E pas duelit ka ardhur edhe reagimi i boksierit junikas.
Falemnderit populli im, falemnderit Prishtinë, falemnderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën.Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, e edhe më me fitoren e sontme timen dhe tuajën gjithashtu.Falenderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin.I juaji, Robin Krasniqi