Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Sipas sinjalizuesve të GS, një aksident në komunikacion ka ndodhur edhe pak më parë në Rahovec, ku dyshohet se ka të lënduar rëndë. Sipas informacioneve që posedon Sinjali, në aksident janë përfshirë dy vetura.