17 persona pësuan lëndime trupore mbrëmë si pasojë e një përleshjeje në lokalin “Bon Vivant”.
Një nga të përfshirët në rast ka ndërruar jetë, teksa QKUK mbrëmë ka trajtuar 17 të lënduar.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, tha për Indeksonline se katër persona janë pranuar në ortopedi, një në kirurgji vaskulare dhe se të njëjtit janë në gjendje stabile shëndetësore.
“Mjekët e klinikave e dijnë më detajisht dhe më mirë gjendjen e tyre, por mund të konfirmoj se ata janë në gjendje stabile. Tashmë e dini se një nga viktimat e mbrëmshme ka vdekur. Ai kishte marrë disa plagë të rënda trupore, në disa pjesë të trupit.
Ndërkaq, ata që kanë marrë lëndime më të lehta trupore, pasi e kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, janë liruar” deklaroi Syla