Kastriot Ramadani që vdiq pas plagosjes që mori në lokalin “Bon Vivant” do të varroset sot.
Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në orën 18:00.
“Njoftim. Njoftojm miqte e familjare se pas nje fatkeqesie nderroj jete djali i axhes Kastriot Ramadani. Varrimi i te ndjerit behet sot me daten 05.08.2023 ne ora 18:00. E pikelluar Familja Ramadani”, ka shkruar një familjar I tij.