Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën “Duka”, ndodhet në arrati për përfshirje në krimin në lokalin Bon Vivant në Prishtinë.
Paparaci raporton duke u thirrur në burime brenda Policisë së Kosovës se “Duka”, është i dyshuar për përfshirjen në vrasjen dhe plagosjet e mbrëmshme që tronditën Prishtinën.
Dukagjin Nikollaj është po ashtu i kërkuar nga FBI-ja për kryerjen e disa veprave penale, kryesisht për ato të ndërlidhura me trafik droge.
Duka” dyshohet të jetë i përfshirë në plagosjen e disa personave mbrëmë në qendër të qytetit dhe momentalisht është në kërkim nga Policia e Kosovës.
Paparaci ka siguruar një fotografi të “Dukës” nën shoqërinë e Kastriot Ramadani, që mbeti i vdekur si pasojë e plagëve të marra të premten në mbrëmje.
Katër persona mbetën të plagosur mbrëmë si pasojë e plagëve të marra nga armët e zjarrit, ndërsa 17 tjerë u lënduan në vazhdimësi, 14 prej tyre femra.