Të shtëna me armë janë dëgjuar sonte te lokali Bon Vivant në Prishtinë, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.
Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se një person ka shtënë me armë brenda lokalit dhe për pasojë dyshohet se është lënduar një vajzë.
Sipas informacioneve të para, viktima është plagosur rëndë.
Policia dhe Autoambulanca tashmë janë në vendin e ngjarjes, por që ende nuk dihen detajet e tjera.