Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pasi që gjykata në Ferziaj dënoi me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqen, ndërsa Arbër Sejdiun me 15 vjet burgim.
Osmani ka shkaur se autorët e femicidit meritojnë dënim capital, ashtu siç u dënua sot vrasësi e torturuesi i Marigona Osmanit.
“Le të jetë ky një mesazh për të gjithë ata që zgjedhin dhunën ndaj grave si mjet. Dhuna nuk do të tolerohet! Femicidi do të ndalet!”, ka shkruar ajo.