Arbër Zenelit e Valon Berishës iu hyjnë hajnat në shtëpi, iu vjedhin gjësende në vlerë 350 mijë euro
Dy yjet e futbollit kosovar, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli kanë qenë “viktima” të një plaçkitjeje të ndodhur në shtëpinë e tyre.
Derisa ishin pjesë e Stade de Reims në miqësore të zhvilluar në Valenciennes, shtëpinë e tij e kanë vizituar disa mysafirë të paftuar, njoftojnë mediat franceze.
Hajnat kanë përfituar nga angazhimi i dy yjeve të Kombëtares së Kosovës për të hyrë në shtëpinë e tyre dhe me këtë rast, sipas prokurorit të Remis, Ludovic Andre, ata kanë vjedhur gjësende të ndryshme të vlefshme, si dy çanta Vuitton dhe shtatë orë Rolex, si dhe sende tjera, të cilat e kapin vlerën e 350 mijë eurove.
Sipas dëshmitarëve, janë parë dy persona që po e vozisnin një veturë të tipit Ranault.
Policia i ka nisur hetimet për t’i gjetur hajdutët.