Deputetit të LDK-së, Armend Zemajt, nuk i ka ardhur mirë që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se LDK-ja është bashkëpjesëmarrëse në të këqijat që po i ndodhin vendit.
Në një konferencë për media, Zemaj i është përgjigjur të parti të AAK-së, duke thënë se LDK-ja është parti që i edukon të gjithë.
“E shohim si tendencë për hapësirë opozitare. Ne e kemi rolin tonë opozitare edhe partiak. E kemi agjendën tonë programore edhe politike. I shpalosim të gjeturat. Tentojmë që të japim versione më të mira për këtë Qeveri. Në këtë formë i shohim edhe këto komunikime. Besa ne jemi parti që i edukojmë të gjithë, përfshirë edhe opozitën”, ka thënë Zemaj.