Nora Gjakova ka dështuar të kalojë në çerekfinale të Mastersit të Xhudos që po mbahet në Hungari.
Xhudistja jonë u përballë me francezen Priscilla Gneto në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Gjakova pritej ta fitonte këtë takim, mirëpo kundërshtarja e saj triumfoi me Golden Score.
Gjakova në raundin e parë fitoi lehtësisht ndaj italianes, Thauany David Capanni Dias – por që raundi i dytë për të ishte me disfatë.