Kylian Mbappe ka refuzuar të shkojë te Chelsea për më shumë se një sezon pas bisedimeve të hapura mes klubit anglez dhe parisien për të zyrtarizuar një transferim të mundshëm.
Pronari i Bluve, Todd Boehly, foli me pronarin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi, në përpjekje për të arritur një marrëveshje, por refuzimi i futbollistit mund të zgjasë një krizë që duhet të zgjidhet para 31 gushtit.
Kampioni i Ligue 1 e ka nxjerrë sulmuesin në shitje për rreth 250 milionë euro dhe, për momentin, nuk ka asnjë klub në gjendje të arrijë këtë shumë.
Klubi londinez premtoi se do të bënte një ofertë, por për këtë do të duhej të arrinte një marrëveshje me futbollistin dhe duket se Mbappe nuk është shumë i interesuar për këtë lëvizje, raporton mediumi spanjoll – Sport.
Ai do të ishte i gatshëm të shkonte vetëm për një vit në huazim ose transferim, por operacioni nuk i përshtatet asnjërit prej dy klubeve. Sulmuesi francez dëshiron të zgjedhë fatin e tij dhe nuk e përjashton mundësinë për të dalë i lirë më 30 qershor të vitit 2024.
Në PSG ata kanë filluar të humbasin durimin sepse kanë filluar të kuptojnë se Mbappe tashmë mund të ketë një marrëveshje të mbyllur me Real Madridin për sezonin e ardhshëm.
Në Paris për momentin nuk janë të gatshëm të negociojnë shitjen e tyre te skuadra spanjolle këtë verë dhe në Madrid nuk është bërë asnjë hap pasi e kuptojnë se është e egër të paguash 250 milionë për një lojtar, kontrata e të cilit përfundon në një vit, transmeton telegrafi.
Situata është e bllokimit përfundimtar dhe ka më pak se një muaj që merkato të përfundojë. Është një lojë e vërtetë pokeri në të cilën futbollisti është i gatshëm ta luajë edhe nëse PSG e dërgon atë në tribuna gjatë gjithë sezonit.
Kërcënimi është në tavolinë, por realiteti është se klubi parisien duhet ta nxjerrë jashtë që të jetë në gjendje të nënshkruajë me disa lojtarë pa shkelur ‘fair-play’-in financiar.
Chelsea ka qenë gjithashtu i hapur për të folur për një huazim njëvjeçar si një zgjidhje për të gjithë rrëmujën.