Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se më skandaloze se aferat korruptive që janë publikuar në media ka qenë shpërfillja që kryeministri Albin Kurti u ka bërë këtyre aferave.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Qeveria e Kosovës nuk i ka shpall luftë korrupsionit, por gazetarëve që po i zbulojnë aferat korruptive.
“Më skandaloze se aferat e publikuara kanë qenë reagimet e Kryeministrit Kurti dhe eksponentëve të Qeverisë. Në rastin më të mirë ka pasur indiferencë dhe shpërfillje – derisa – në rastin më të keq, ka pasur një mbrojtje të pashpjegueshme të akterëve të përfshirë në korrupsion dhe një sulm histerik kundër prokurorisë dhe mediave. Qeveria nuk i ka shpallur luftë korrupsionit, por gazetarëve, të cilët po i zbulojnë aferat e korrupsionin, dhe organeve të rendit e ligjit, të cilët po i hetojnë ato”, ka shkruar Çitaku.