Rastet kur personat kryejnë veprën penale “Dhunim”, nuk ndodhin edhe rrallë në vendin tonë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në komunën e Istogut dje rreth orës 23:44.
Siç informon Policia e Kosovës, bëhet e ditur dy persona të dyshuar kanë kryer veprën e dhunimit ndaj viktimës femër, shkruan Gazeta Papirus.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka dhënë urdhër të arrestohen të dyshuarit, me ç’rast janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Dhunim”.
/Gazeta Papirus/