GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Babai i Triumf Rizës rrëfen zanafillën e problemeve me Enver Sekiraqën

03/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Babai i Triumf Rizës rrëfen zanafillën e problemeve me Enver Sekiraqën
Share on FacebookShare on Twitter

Shefqet Riza babai i policit të ndjerë Triumf Riza i cili u vra në vitin 2007, ka rrëfyer për zanafillën e problemeve mes tij dhe Enver Sekiraqës, i cili dyshohet për involvim në planin për vrasjen e tij.

Riza në “Debat Plus”, tregoi se si djali i tij Triumfi i kishte shpëtuar nga rrëmbimi tri vajza të shkollës së mesme nga “banda e Enver Sekiraqës”, në vitin 2000.

Gjithçka sipas babait të Triumfit kishte filluar me këtë rast, ku pastaj kishte pasur edhe disa konflikte të tjera mes tyre.

“Problemet kanë fillu nga viti 2000 drejtpërdrejt me të te rrethi I flamurit kur banda e tij kanë deshtë me dhunë me i marrë tri nxënëset e shkollës së mesme të mjekësisë. Ky ka qëllu në patrullë me një polic pakistanez kanë intervenu drejtpërdrejt e i kanë shpëtu vajzat”, tha ai.

Kulminacioni sipas Shefqet Rizës kishte arritur në vitin 2005, ku në “Sëiss Kasino”, grupi i Enver Sekiraqës e kishte sulmuar Triumfin dhe shokun e tij me armë zjarri.

“Problemet intensifikohen deri në vitin 2005, në atë vit në dhjetor në ditën e Krishtlindjeve, një shok i besimit katolik e ka marrë Triumfin i ka thënë eja të shkojmë Sëiss Kasino. Triumfi ka thënë s’kam cka vij, ai ka insistu. Aty kanë ardhë 7 prej tyne [banda e Enver Sekiraqës], i kanë pa që i kanë rrethu, aty ka ndodh përleshja me bandën e Sekiraqës dhe me të, banda e tij kanë qenë të armatosur, kanë qenë edhe dy femra atyne i kanë dhënë armë, kanë qenë bashkëpunëtore”, tha tutje.

Aty kishte mbetur i plagosur rëndë shoku i Triumf Rizës, Arben Selmanaj i cili ishte dërguar për trajtim jashtë vendit.

“Arben Selmanaj plagoset rëndë, e kanë pas dërgu në Vienë për shërim. Aty fati se e kanë gju edhe Triumfin, por ka qenë i shkathët, ky e pat plagosur dikë aty”, është shprehur Shefqet Riza.

Riza i ka akuzuar organet e drejtësisë së asaj kohe se nuk kanë marrë asnjë masë ndaj kërcënimeve që i ka marrë djali i tij.

“Puna e Swiss Kasinos, po të merrej drejtësia me padinë e ngritur, as prokurorët as gjyqtarët nuk kanë guxu me i ngritë. Ata ishin ngrit mbi shtetin mbi gjykatat”, tha ai.

Triumf Rizën sipas babait të tij që nga viti 2005 deri në 2007, Enver Sekiraqa dhe njerëzit e tij e kishin përcjëllë për ta vrarë.

“Në Sëiss kasino ka kulmu aty. Për atë rastin e shkollës disa arsimtarë më kanë tregu, se Triumfi nuk më ka tregu. Kurse për rastin tjetër po, ka qenë më i rëndë. Prej asaj dite, deri ditën e vrasjes 2007, e kanë përcjellë tërë kohën për ta vrarë. E din edhe policia, 4 herë Triumfi e ka njoftu policinë që kështu po më ndodhë. Unë mendoj që policia ka qenë dasht t’i ofroj ndihmë, ai ka qenë i rrezikum, banda e Sekiraqës e ka ndjek me 4 apo 5 vetura e me skutera”, theksoi ai

Tags: EnverrizaSekiraqatriumf
ShareTweetShare
Previous Post

Dalin të dhënat e kosovarit që u ther me thikë në Shqipëri

Next Post

Policia e Shqipërisë: Kosovari e theri me thikë kosovarin tjetër në Shëngjin

Next Post
Detaje nga therja me thikë e pushuesit kosovar në Shqipëri

Policia e Shqipërisë: Kosovari e theri me thikë kosovarin tjetër në Shëngjin

Lajmet e fundit

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

Takimi me Marko Gjuriqin, ish-ushtari i UÇK-së kërkon nga prokuroria të intervistojnë Nexhmedin Spahiun

18/05/2025
Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar para disa ditësh

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

18/05/2025
Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

Abdixhiku kujton Agim Kikajn: Veprimtar i devotshëm, udhëheqës i përkushtuar dhe njeri i thjeshtë

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

Mesha e parë e Papës së ri, i pranishëm Zelensky dhe Marco Rubio

18/05/2025
Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

Rama publikon FOTOT: Tirana në 1996 mes trazirave, në 2025 mikpritëse e liderëve botërorë

18/05/2025
Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

Keller-Sutter dhe Zelensky diskutojnë në Romë për armëpushimin

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.