Një person ka rënë nga banesa në Prishtinë, raporton Gazeta Papirus.
Siç mëson Gazeta Papirus ngjarja ka ndodhur para pak minutave. Sipas informatave bëhet fjalë për një grua dhe ngjarja ka ndodhut në lagjen Kodra e Diellit.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, ka njoftuar Policia
Gazeta Papirus do iu mbajë të informuar me ngjarjen