Pa dyshimin më të vogël, klubet arabe mund të quhen me plot gojë, “mbretërit” e merkatos këtë verë, teksa pas afrimeve të shumë lojtarëve me emër, nuk ndalojnë “sulmet” e tyre dhe kërkojnë dhe disa lojtarë të tjerë.
“Objektivi” i radhës vjen nga La Liga e më konkretisht bëhet fjalë për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë të “katalanasve” të Barcelona, Franck Kessie, i cili prej kohësh tashmë është në kërkim të një “aventure” të re.
Prej kohësh, Kessie është në “radarët” e Juventus e Tottenham, mirëpo tani në “garë” për “yllin” afrikan të mesfushës kanë hyrë dhe sauditët e Al-Ahly, të cilët deri më tani kanë afruar emra të mëdhenj, si Roberto Firmino, Riyad Mahrez, Edouard Mendy dhe Allan Saint-Maximin.