Qysh se nga data 29 korrik, Policia ka qenë në procedura hetimore për dyshimin se janë përdorur armë zjarri në ahengje familjare.
Policia për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për Gazeta Papirus se ka sekuestuar armë zjarri në ahengje familjare në qytetin e Lipjanit, Prishtinës dhe Podujevës.
Lidhur me rastin është informuar Prokurori i Shtetit, i njëjti ka dhënë urdhër që ndaj të dyshuarve të inicohen dy raste:
“Përdorim i armës dhe mjetit të rrezikshëm”. “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
/Gazeta Papirus/