Mediat zvicerane po raportojnë intensivisht për rastin tragjik në Fushë Kosovë, ku një 27 vjeçare dyshohet se u vra nga një kosovar. Gjykata sot ia caktoi 32-vjeçarit nga Drenasi 30 ditë paraburgim duke e përmendur dyshimin e bazuar se ai e kishte hedhur nga kati i i një hoteli argjentinasen.
Kjo pasi ata kishin një debat të tensionuar që çoi në tragjedi.
Sipas mediumit zviceran 20 Minuten, i dyshuari dhe viktima kishin udhëtuar drejt Kosovës së bashku për dasmën e vëllait të tij.
Ai kishte vetëm katër muaj që ishte me 27-vjeçaren, njofton gazeta zvicerane.
Dasma me rreth 500 të ftuar është anuluar ndërkohë, siç përshkruhet në këtë artikull familja e të dyshuarit është e shokuar nga ngjarja tragjike që ndodhi.