Radhës së këngëtarëve të rrallë e të talentuar i është shtuar edhe një kosovar i ri.
Bëhet fjalë për artistin nga Skenderaj, Blendiar Bytyqi.
Artisti i ri në moshë ka filluar të bëjë bum me këngët e tij që tani, në moshën 19 vjeçare.
Por është muzika e tij e cila dëshmon më së miri për këtë.
Blendiari i takon zhanrit R&B Pop. Më 22 dhjetor të vitit 2022 publikoi videoklipin, “Pa Ty”.
Muzika e këngës u punua nga Bini Nebihu me tekstin e shkruar nga Fadil Topalli ndërsa videoklipi është prodhim i kompanisë XL Films.
Blendiari pas suksesit me këngën e parë publikoi videoklipin, “Copë Copë”, me tekstin e këngës të punuar nga ai në bashkëpunim me Flakron Vocën. Videoklipi u prodhua ngs XL Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga Ridvan Bajrami.
Blendiari nuk u ndal me kaq pasi së fundi, më 2 gusht të këtij viti, ai publikoi videoklipin, “A ke hala”, ku teksti i këngës u punua nga ai në bashkëpunim me Valo93, videoklipi nga XL Films e produksioni audio u realizua nga Ridvan Bajrami.
Me dashurinë e tij për muzikën e zhanrin e tij dhe cilësinë e këngëve ai po tregon se ka të ardhme mjaft premtuese e dëgjuesit do të kenë edhe një talent muzikor këngët e të cilit mund t’i shijojnë.
Më poshtë ju ftojmë t’a shikoni projektin fantastik të titulluar “A ke hala”.