Përmes raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes në Pejë.
Një person është lënduar aksidentalisht duke prerë një lisë, shkruan IndeksOnline.
Viktima është dërguar në QKUK dhe më pas ka vdekur.
“HETIM I VDEKJES
Rr. Zhuje Selmani, Pejë 27.04.2021 – 17:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është lënduar aksidentalisht duke prerë një lisë. Viktima është dërguar në QKUK dhe më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.