Kosova do të jetë në mesim e 26 shteteve që do të marrin pjesë në njërin nga ushtrimet më të mëdha ushtarake të NATO-s në kontinentin evropian, që do të udhëhiqet nga ushtria amerikane.
Ushtrimi “DEFENDER-Europe” është ushtrim vjetor i përbashkët, i gjerë dhe multinacional, i përgatitur për të ndërtuar gatishmëri dhe aftësi ndërveprimi mes ShBA-së, NATO-s dhe ushtrive partnere.
Në këtë ushtrim do të zbarkojnë 28 mijë ushtarë përfshirë edhe ushtrinë e Kosovës për herë të parë.