Deputeti nga radhët e Qeverisë, Armend Muja ka bërë një reagim për Enver Hajrullahun, zyrtarin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i cili nuk nënshkroi dokumente të cilat konfirmonin pranimin e grurit për rezervën shtetërore, megjithëse 9 tonë nga kontrata e nënshkruar mungonin.
Përmes një shkrimi në Facebook, deputeti i VV-së, Armend Muja ka shkruar se Hajrullahu na qenka ish-asamblist i Nismës.
Postimi i plotë:
Ministria që është udhëhequr për shumë kohë nga NISMA, e cila si parti është njohur dhe e çertifikuar për punësime partiake e familjare në administratë publike, po na paraqitet të jetë me plotë staf civil të ndershëm që po e mbrokan ligjin e shtetit, si puna e këtij Enver Hajrullahut – që në fakt na qenka një ish funskionar i NISMA-s, i cili nga asambisti i NISMËS punësohet si Certifikues në MINT në kohën e PAN! Po si nuk e incizoi asnjëri prej tyre veten më herët kur ministria ia jepte kompanive private kontratën për kontrollin e naftës, në vend se Dogana e shtetit ta kryej atë shërbim!?
/Gazeta Papirus/