Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se është shqetësuese gjuha e pushtetit ndaj mediave e që kjo sipas tij po krijon pasiguri te gazetarët.
Ai ka thënë se vetëm ditët e fundit ka marrë dhjetëra mesazhe nga militantë dhe simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje ‘në stilin’ se “po e mbron Vuciqin e po e sulmon Albinin”
“Qasja dhe gjuha e njerëzve të pushtetit ndaj mediave dhe gazetarëve po i rrezikon ata, duke iu krijuar klimë pasigurie në punë. Gjuha e urrejtjes në platforma sociale nga militantë e simpatizantë të VV’së dhe etiketimet, si “shpiun i Serbisë”, “argat i Vuçiqit”, “i shitun” etj. tashmë janë kthyer në normalitet’, ka shkruar ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Qasja dhe gjuha e njerëzve të pushtetit ndaj mediave dhe gazetarëve po i rrezikon ata, duke iu krijuar klimë pasigurie në punë. Gjuha e urrejtjes në platforma sociale nga militantë e simpatizantë të VV’së dhe etiketimet, si “shpiun i Serbisë”, “argat i Vuçiqit”, “i shitun” etj. tashmë janë kthyer në normalitet.
E paimagjinueshme sa shumë mesazhe kam marrë këto ditë në rrjetet sociale, të llojit “ti po e mbështet Vuçiqin”, “ti po e lufton Albinin”, “duhet me ju burgosë”, “duhet me ju vra” etj.
Pushteti po i konsideron kritikët armiq dhe po përpiqet t’i diskreditojë e delegjitimojë, para se armata e militantëve t’i “masakrojë” ata online dhe t’i kërcënojë edhe fizikisht.