Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova ka normën më të ulët të inflacionit në rajon – 2.8 për qind.
Sipas Trading Economics, në muajin maj inflacioni ka qenë 4.3 për qind, ndërsa në qershor 2.8 për qind.
“Kosova me normën më të ulët të inflacionit në rajon me vetëm 2.8%. Norma vjetore e inflacionit në Kosovë në muajin e gjashtë (qershor) 2023 ka rënë në 2.8% nga 4.3% sa ishte evidentuar në muajin e pestë (maj) 2023, duke shënuar kështu normën më të ulët të inflacionit prej muajit qershor 2021, thotë matja e Trading Economics. Burimi: https://tradingeconomics.com/kosovo/inflation-cpi”, thuhet në postimin e VV-së.