Deri në 90 minuta po presin mërgimtarët për tu futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes Pikës së Kalimit Kufitar te Dheu i Bardhë, raporton IndeksOnline.
Qendra Kombëtare për Menaxhim të Kufijve ka njoftuar se edhe në Muçibabë kolona është 600 metra dhe se qytetarët po presin një orë për të dalë nga territori i Kosovës.
Në pikat tjera kufitare nuk është raportuar për kolonë dhe se pritjet për të hyrë dhe dalë nga Kosova janë deri në 10 minuta.