Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se janë të shqetësuar me pezullimin e licencës së Klan Kosovës.
Sipas tij, pronarët e këtij mediumi kanë prezantuar dokumentet e kërkuar nga Qeveria, duke kërkuar që të kihet kujdes sepse liria e mediave është shumë e rëndësishme.
Ambasadori pret që Qeveria ta zgjidhë këtë rast në mënyrë sa më transparente e sa më shpejtë, duke shtuar se ShBA-ja do vazhdojë të qëndrojë pro lirisë së mediave.
“Nuk besoj se është mister që ShBA-ja dhe partnerët tonë janë të shqetësuar me deklarimin e QUINT-it të premten, pak orë pas vendimit të suspendohet licenca e biznesit. Ne nuk e shohim këtë si thjesht çështje biznesi. Ne e shohim si çështje të medias, dhe e adresojmë si të tillë”.
“Sipas asaj që ne kemi dëgjuar nga pronarët e Klan Kosovës, se ata kanë dorëzuar dokumente të tjera dhe kurdo që flasim për një Qeveri që vendosë për një media që transmeton apo për çfarëdo veprimi që ka të bëjë me operimin e saj, duhet pasur kujdes të jashtëzakonshëm, sepse liria e mediave është tejet e rëndësishme. Dhe kjo është pikëpamja jonë. Shpresojmë që Qeveria do e zgjedhë këtë rast sa më drejtë, sa më transparent e sa më shpejtë”.
“I pashë këto komente, u habita nga ato komente, dhe nuk besoj se ato komente kanë ndonjë bazë me realitetin fare, në fakt. Unë takohem me udhëheqës biznesesh nga spektër të ndryshme. Nuk ka lidhje midis takimeve të mia zyrtare me njerëz dhe vendimeve që i merr qeveria. SHBA-ja do vazhdojë të qëndrojë pro lirisë së mediave”.
Këto komente ai i bëri pasi dhuroi donacioni prej 250 kamera të trupit e 113 të instaluara në vetura për Policinë e Kosovës