GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Nesër caktohet gjyqtari për masën ndaj Klan Kosovës, në short mes dy vetash edhe motra e Fitore Pacollit

01/08/2023
në Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Nesër caktohet gjyqtari për masën ndaj Klan Kosovës, në short mes dy vetash edhe motra e Fitore Pacollit
Share on FacebookShare on Twitter

Rasti i pezullimit të certifikatës së Klan Kosovës tashmë është në Gjykatën Komerciale të Prishtinës, aty ku si gjyqtare punon edhe Vlora Pacolli-Rexhepi, motra e Fitore Pacollit, deputete e VV-së. Në fakt, motra e deputetes së VV-së është në short të ngushtë për të marrë në dorë lëndën e Klan Kosovës rreth masës së përkohshme ndaj këtij televizioni.

Siç merr vesh gazeta Nacionale, zonja Pacolli-Rexhepi është në short bashkë me gjyqtarin tjetër Arnis Dumani, për të marrë në dorë çështjen e Klan Kosovës, pasi ky televizion e dërgoi në gjykatë pasi ARBK-ja ia pezulloi përfundimisht certifikatën e biznesit.

Pra gjasat reale janë që çështja e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës të mbetet në duart e motrës së Fitore Pacollit, e cila e ka përkrahur vendimin e ARBK-së. Madje, hiç më larg se sot, deputetja Pacolli shkroi se mediet nuk “duhet të regjistrohen si biznese të Kosovës dhe jo të Serbisë”. Tutje, ajo e citoi edhe një raport të Komisionit Evropian, për të kritikuar mediet kosovare.

“Askush nuk është kundër lirisë së mediave por ato duhet të regjistrohen si biznese të Kosovës dhe jo të Serbisë.

Transparencë rreth pronësisë dhe se nga ku financohen disa media mbetet shqetësuese edhe për Bashkimin Evropian.

Raporti i fundit i Komisionit Evropian për Kosovën ka ngritur shqetësim për mungesën e informacionit mbi strukturat e pronësisë së medias. Në raport theksohet se “mbeten të paqarta dhe shpesh fiktive, pasi shumica e mediave nuk japin informacion mbi financat e tyre apo pronësia reale”.” – shkroi ajo.

Ndryshe, sot gazetarët kosovarë protesua në Prishtinë kundër vendimit të Qeverisë Kurti për Klan Kosovën me moton “Demokracia vdes në errësirë” dhe nën organizimin e Agjencionit të Gazetarëve të Kosovës. Kjo protestë ngjalli shumë reagime në kampin e LVV-së. Në fakt, pushteti ishte jashtëzakonisht kritik ndaj protestës së gazetarëve.

Tags: Fitore PacolliKlan Kosovavlora pacolli
ShareTweetShare
Previous Post

Për çka akuzohet nga Gjykata Speciale ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua dje në Tiranë?

Next Post

Gjendja në pikat kufitare, kolonë në Vërmicë dhe te Dheu i Bardhë

Next Post
Mbi tri orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

Gjendja në pikat kufitare, kolonë në Vërmicë dhe te Dheu i Bardhë

Lajmet e fundit

Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

19/05/2025
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara

19/05/2025
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

“Përfshirja e qytetarëve të veriut” kusht i Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

18/05/2025
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

Efektet pozitive të pushimeve për trurin dhe trupin

19/05/2025
Moti për sot me diell e vranësira, maksimalja arrin deri në 27 gradë

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara

19/05/2025
“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

“Jemi të pikëlluar” – Vjen reagimi i Trumpit pasi Bideni u diagnostikua me kancer

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.